Monday, September 20, 2010

matematika


Matematika

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shko te: navigacion, kërko
Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmen e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realen. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.
Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Për këtë arsye Eugène Wigner flet për « efikasitet të paarsyeshëm të matematikes në shkencat e natyrës ».
Matematika merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe janë rrjedhim logjik i aksiomave.
Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve. Matematika u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës
Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë,Serbine jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar[citim i duhur], dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme. Gegërishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2.000 folës të gjuhës shqipe

informatika

Informatika

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shko te: navigacion, kërko
 
Ushtria gjermane përodri makinën Enigma gjatë luftës së dytë botërore për të komunikuar në sekret.
Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.
Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.
"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1].
Informatika është shkencë:

teknlogjia

Teknologjia

 
 
Shëtitja e parë në hapësirë e astronautit amerikan Ed Uajt në vitin 1965 tregon nivelin e arritjeve teknologjike të njeriut.
Teknologjia është një koncept i gjërë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një definicion i saktë për termin "Teknologji", sidoqoftë, nuk ekziston; "teknologjia" mund t'i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat, harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund të aplikohet në përgjithësi ose në kategori specifike si p.sh: "teknologjia e konstruktimit", "teknologjia mjekësore", ose "teknologjinë e përkryer" (state-of-the-art).
Aplikimi i teknologjisë nga njerëzimi filloi me shëndrrimin e resurseve natyrale në vegla të thjeshta. Zbulimi i aftësisë të kontrollimit të zjarrit rriti burimet e ushqimit dhe zbulimi i rrotës ndihmoi njerëzit të udhëtonin dhe të kontrollonin ambientin e tyre. Zhvillimet e fundit të teknologjisë, përfshirë "shtypin", telefonin, dhe Internetin, kanë zvogëluar barrierat fizike të komunikimit dhe kanë lejuar njerëzit të komunikojnë në shkallë globale. Sidoqoftë, teknologjia nuk është përdorur vetëm për qëllime paqësore; zhvillimi i armëve me fuqi shkatërruese gjithmonë më të lartë ka ecur përgjatë historisë, nga armët më të thjeshta primitive në armët nukleare .
Teknologjia ka ndikuar shoqërinë në mënyra të ndryshme. Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë (përfshirë ekonominë globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërëre të lirë (në aspektin e kohës dhe punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, në dëm të Tokës dhe Natyrës. Implementimet e ndryshme të teknologjisë ndikojnë në vlerat e shoqërisë dhe një teknologji e re shpesh shtron pyetje të reja etike. Shembujt përfshijnë rritjen e nocionit "efikasitet" në terme të produktivitetit njerzor, një term që fillimisht ishte aplikuar vetëm për makinat, dhe sfidat e normave tradicionale.
Debate filozofike janë ngritur nga përdorimi i teknologjisë në shoqëri, me mosmarrëveshje në çështjen "a i ndihmon teknologjia gjendjes së njeriut apo e përkeqëson atë?". Neo-Ludizmi, anarko-primitivizmi, dhe lëvizje të ngjajshme kritikojnë përhapjen e teknologjisë në botën moderne, duke pretenduar se e dëmton ambientin dhe njerëzit; propozuesit e ideologjive si transhumanizmi dhe tekno-progresivizmi e shohin përparimin teknologjik si të dobishëm për njerëzimin dhe gjendjen e njerut. Në fakt, deri vonë është menduar se zhvillimi i teknologjisë ishte i mundër vetëm për qeniet njerëzore, por studimet e reja tregojnë se primatët e tjerë dhe disa delfinë kanë zhvilluar vegla të thjeshta dhe kanë mësuar t'ia bartin ato gjeneratave të tjera.

MILEY CURYS IDHULLI I ADOLESHTEVE

Nese ka nje mesazh qe dua te transmetoj eshte ai se endrrat mund te realizohen. Nuk do ta gjeni kurre veten nese te pakten nuk tentoni te ndiqni endrren tuaj. Keto jane fjalet e asaj qe duke kenduar dhe vallezuar eshte bere emblema e historise se adoleshenteve te cdo vendi
Nese ka nje mesazh qe dua te transmetoj eshte ai se endrrat mund te realizohen. Nuk do ta gjeni kurre veten nese te pakten nuk tentoni te ndiqni endrren tuaj. Keto jane fjalet e asaj qe duke kenduar dhe vallezuar eshte bere emblema e historise se adoleshenteve te cdo vendi Hanah Montanes interpretuar nga Miley Cyrus. Serite televizive me te njejtin emer te transmetuara ne Disney Channel e shohin si protagonisten qe ka pushtuar plot 164 milione spektatore nga tete vjec e lart. Biografia e saj Rruga ime eshte shnderruar menjehere ne nje bestseller me 30 milione kopje te shitura. Me tri albume te nxjerra ne treg ka fituar 30 disqe te arta dhe prej platini. Filmi i saj eshte ne te gjitha kinemate e botes. Si ka mundesi Cila eshte formula e suksesit qe e ka bere te kaloje edhe motrat me te medha si Britni Spirs Lindsej Lohan apo Avril Lavinj. Me plot gojen mund te themi se Miley ka bere te enderrojne bashkemoshataret e saj kudo. Tani ajo eshte bere figura me te cilen identifikohen. Hanah eshte njera prej tyre. Studion dashurohet kerkon rrugen e saj nderton identitetin e saj. Ja perse eshte kaq e thjeshte te identifikohen me te shpjegojne psikologet qe po studiojne kete fenomen qe ka prekur te rinjte deri ne moshen 16 vjec. Gishtat e lyer me ngjyra te ndezura rimel te theksuar rripa ne duar Ipod ne vesh deshire per te kenduar dhe kercyer. Gjithcka brenda normes pa e tejkaluar kufirin. Hanah/Miley u meson bashkemoshatareve te saj se talenti ka me shume rendesi se bukuria dhe shperndan modele shume pozitive mbi familjen besimin dashurine. Jo rastesisht Time e ka perfshire ne 100 personat me me influence ne bote. Kjo vajze eshte ikone e nje brezi per stilin e jetes dhe konsumit ajo e lsquoexpo teens ku expo ka kuptimin e fjaleve eksplorim dhe ekspozim vazhdojne me tej psikologet. Jane te rinjte e sotem qe kane mundesi te eksplorojne nje bote te madhe e bere me e prekshme nga teknologjia dhe ne te njejten kohe mundesite per tlsquou dukur nga nje seri e pafundme platformash te reja. Nje brez qe nuk bazohet vetem tek imazhi nje brez qe ka si objektiv famen edhe pse cuditerisht nuk e kerkojne me.